VENDIM PËR DHËNIEN E LEJES PËR HAPJEN E KOLEGJIT PROFESIONAL PRIVAT “IVOCLAR VIVADENT&PARTNERS”
DHËNIEN E LEJES PËR HAPJEN E KOLEGJIT PROFESIONAL PRIVAT “IVOCLAR VIVADENT&PARTNERS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e lejes për hapjen e kolegjit profesional privat “Ivoclar Vivadent&Partners”, i cili do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
2. Kolegji profesional privat “Ivoclar Vivadent&Partners” do të ofrojë program studimi, të ciklit të parë, në formë e studimit me kohë të plotë, në “Teknik i lartë dentar”, i cili do të zgjasë 3 vite. Në mbarim të studimeve do të lëshojë “Diplomë të nivelit të parë” (DNP), në “Teknik i lartë dentar”.
3. Ngarkohet kolegji profesional privat “Ivoclar Vivadent&Partners”, që, për programin e studimit, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik і huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
4. Kolegji profesional privat “Ivoclar Vivadent&Partners”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore, për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë lejen përkatëse nga ministri і Arsimit dhe Shkencës, por jo më vonë se tri javë, para fillimit të vitit akademik.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni privat i arsimit ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
5. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
6. Kolegji profesional privat “Ivoclar Vivadent&Partners” duhet t’u nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të këtij programi të studimi, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
19/02/2009