VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.467, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR KUALIFIKIMIN, SHKENCOR E PEDAGOGJIK, TË PERSONELIT AKADEMIK”
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Në VENDIMIN NR.467, DATë 18.7.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PëR KUALIFIKIMIN, SHKENCOR E PEDAGOGJIK, Të PERSONELIT AKADEMIK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqiperisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.467, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në kreun I, “Dispozita të përgjithshme”, bëhen ndryshimet e mëposhtme;
a) Pika 1.3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1.3. Universitetet, që kanë të drejtë të promovojnë personelin akademik për titullin “Profesor”, janë:
a) Universiteti i Tiranës;b) Universiteti Politeknik i Tiranës;c) Universiteti Bujqësor i Tiranës;ç) Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë;d) Akademia e Kulturës Fizike dhe Sporteve, Tiranë; dh) Qendrat kërkimore-shkencore, me status të krahasueshëm me atë të një universiteti.
1.3.1 Institucionet e arsimit të lartë (më tej universitetet), që kanë të drejtë të promovojnë personelin akademik për titujt ”Profesor i Asociuar”, janë institucionet e arsimit të lartë publik.”.
b) Pika 1.5 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1.5. Për organizimin dhe drejtimin e kualifikimit, shkencor e pedagogjik, pas doktoratës, në fakultetet e institucioneve të arsimit të lartë ngrihet këshilli i profesorëve (KP). Në të bëjnë pjesë të gjithë profesorët, me kohë të plotë të fakultetit. Numri minimal i anëtarëve të KP-së është shtatë veta, nga të cilët, së paku, pesë janë “Profesorë”. Një ose dy anëtarë të KP-së janë “Prof. Asoc.”, të punësuar me kohë të plotë, në fakultetin në fjalë ose fakultete të tjera të universitetit, që janë në prag të promovimit për titullin “Profesor”. Në rast se numri i profesorëve të fakultetit është më i vogël se pesë, për të arritur këtë numër në KP mund të thirren deri dy profesorë, të ftuar nga fakultetet e tjera, brenda universitetit ose nga universitete e tjera brenda ose jashtë vendit. Një profesor e drejton KP-në, me rotacion, për një vit akademik. Përbërja dhe funksionimi i KP-së rregullohen në përputhje me statutin dhe rregulloret e institucioneve të arsimit të lartë.”.2. Në kreun II, “Kriteret dhe procedurat për dhënien e titujve akademikë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Paragrafi i dytë, i shkronjës “c”, të pikës 2.1.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë) që ka realizuar, së paku, tri koncerte recitale--premierë (vepra, ekspozita personale, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone), ndër të cilat, së paku, 1 (një) të jetë realizuar jashtë Republikës së Shqipërisë, në një veprimtari ndërkombëtare (festival, sezon), ku vepra të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse në shtypin profesional.”.
b) Paragrafi i dytë, i shkronjës “ç”, të pikës 2.1.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka marrë pjesë si solist, së paku, në 2 (dy) realizime artistike (koncerte premierë, vepra, ekspozita personale, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone), në bashkëpunim me trupa të shquara dhe në salla të indeksuara, ndër të cilat së paku, 1(një) të luajtur nga trupa ndërkombëtare (instrumentistë të shquar, ansamble të rëndësishme, orkestra dhe trupa operistike) në një veprimtari ndërkombëtare (festivale, sezone), ku performanca (vepra) të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse në shtypin profesional.”.
c) Paragrafi i dytë, i shkronjës “b”, të pikës 2.2.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka realizuar së paku 4(katër) koncerte recitale-premierë (vepra, ekspozita personale, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone), ndër të cilat, së paku, 1(një) të realizuar jashtë Republikës së Shqipërisë, në një veprimtari ndërkombëtare (festival, sezon), ku performanca (vepra) të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse në shtypin profesional.”.
ç) Paragrafi i dytë, i shkronjës “c”, të pikës 2.2.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka marrë pjesë si i parë, së paku, në 4 (katër) realizime artistike (solist, vepra, ekspozita, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone) të njohura, në bashkëpunim me trupa të shquara, ndër të cilat, së paku, 1(një) të luajtur nga trupa ndërkombëtare (instrumentistë të shquar, ansamble të rëndësishme, orkestra dhe trupa operistike) në një veprimtari ndërkombëtare (festivale, sezone), ku performanca (vepra) të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse në shtypin profesional.”.
d) Shkronja “ç”, e pikës 2.1.2, ndryshohet, si më poshtë vijon”
“ç) Diploma “Docent” nënshkruhet nga dekani dhe rektori, dhe vuloset me vulë të thatë, pasi është regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucionin e arsimit të lartë.”.
dh) Paragrafi i parë, i pikës 2.2.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:“Promovimi për titullin “Prof. Asoc.” bëhet nga KP-të e fakulteteve të institucioneve të arsimit të lartë publik (më tej universitetet), me kërkesë të vetë kandidatit/es. Kandidatët, që punojnë me kohë të plotë, pranë institucioneve të arsimit të lartë, dorëzojnë dosjen te dekani i fakultetit të tyre. Dekani ia kalon dosjen KP-së së fakultetit, i cili brenda një muaji jep mendim për fillimin e procedurës së vlerësimit të kandidatit/es. Në rastet kur një fakultet nuk ka arritur të krijojë KP-në, dekani i kërkon rektorit të universitetit ta përcjellë dosjen në një nga IAL-të e pëmendura në pikën 1, të këtij vendimi.”. e) Paragrafi i fundit, i pikës 2.2.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:“Diploma “Prof. Asoc.” nënshkruhet nga dekani e rektori, vuloset me vulë të thatë, pasi është regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të universitetit.”.10. Paragrafi i dytë, i shkronjës “d”, të pikës 2.3.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka realizuar pas marrjes së titullit “Prof.Asoc., së paku, 6 (gjashtë) koncerte recitale-premierë (vepra, ekspozita personale, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone), ndër të cilat, së paku, 2 (dy) të realizuara jashtë Republikës së Shqipërisë në një veprimtari ndërkombëtare (festival, sezon), ku performanca (vepra) të jetë pranuar, në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse, në shtypin profesional.”.
ë) Paragrafi i dytë, i shkronjës “dh”, të pikës 2.3.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Bën përjashtim nga ky rregull personeli akademik i brendshëm, i ftuar dhe me kontratë i Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktiv (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, koreografë, balerinë), që ka marrë pjesë si i parë, së paku, në 7 (shtatë) realizime artistike (solist, vepra, ekspozita, vënie në skenë apo role të spikatura) në veprimtari (festivale, sezone) të njohura, në bashkëpunim me trupa të shquara, ndër të cilat, së paku, 3 (tri) të luajtura nga trupa ndërkombëtare (instrumentistë të shquar, ansamble të rëndësishme, orkestra dhe trupa operistike) në një veprimtari ndërkombëtare (festivale, sezone), ku performanca (vepra) të jetë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak, të jetë botuar në katalogët/axhendat përkatëse dhe të jetë shoqëruar me kritikën përkatëse, në shtypin profesional.”.
f) Shkronja “c”, e pikës 2.3.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Brenda një muaji, senati e shqyrton kërkesën dhe merr vendim për t’i propozuar Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë komisionin vlerësues. Titullari i institucionit i dërgon kryetarit të KVTA-së, vendimin e senatit.”. g) Në fund të shkronjës “ç”, të pikës 2.3.2, shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:
“Vendimi i KVTA-së për përbërjen e komisionit vlerësues dhe fillimin e vlerësimit pedagogjik të kandidatit i dërgohet për zbatim titullarit të institucionit.”.
gj) Shkronja “dh”, e pikës 2.3.2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“dh) Komisioni vlerësues harton një raport përfundimtar vlerësues për veprimtarinë botuese dhe aftësitë pedagogjike të kandidatit/es, së bashku me rekomandimin për dhënien ose jo të titullit. Raporti i dërgohet titullarit të institucionit, i cili ia përcjell atë, së bashku me dosjen përkatëse, kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë.”.
h) Pika 2.4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2.4 Titujt “Akademik i Asociuar” dhe “Akademik” janë tituj, që fiton çdo profesor, i cili është pranuar anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Në rastin kur ai/ajo është profesor në institucionin e arsimit të lartë, gëzon të gjitha atributet, që i takojnë titullit “Akademik i Asociuar” dhe “Akademik”.”.
j) Pas pikës 2.6 shtohet pika 2.7, me këtë përmbajtje:
“2.7. Të gjitha shpenzimet, që lidhen me promovimin për titujt akademikë, përballohen nga të ardhurat e institucionit të arsimit të lartë, ku zhvillohet procedura.”.
3. Pikat 3.1, 3.2 dhe 3.3, të kreut III, “Dispozita kalimtare dhe të fundit”, shfuqizohen.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e arsimit të lartë publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA10/02/2010