E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT PRANË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “UFO UNIVERSITY”, TIRANË

V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMIT PRANë SHKOLLëS Së LARTë PRIVATE “UFO UNIVERSITY”, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 dhe 45 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

 1. Hapjen në shkollën e lartë private “UFO University”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, MNP, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Pedagogji” me këto profile: a) “Didaktikë” ;b) “Menaxhim arsimi”.
2.  Ky program studimi, i ciklit të dytë, realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diploma:
a) “Master i nivelit të parë, në pedagogji”, (MNP), me profil   didaktikë;
b) “Master i nivelit të parë, në pedagogji”, (MNP), me profil    menaxhim arsimi.
3. Hapjen në shkollën e lartë private “UFO University”, Tiranë, të programeve të studimit të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, (MND), në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) “Psikologji klinike”; b) “Politikë e jashtme dhe diplomaci”; c) “Pushtet ekzekutiv”; ç) “Shkenca administrative”; d) “Marrëdhënie ndërkombëtare”; dh) “Kontratat dhe e drejta europiane”; e) “E drejta tregtare ndërkombëtare”; ë) “Gazetari globale”.
4. Këto programe studimi, të ciklit të tretë, realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1 (një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diploma:
a) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Psikologji klinike; b) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Politikë e jashtme dhe diplomaci; c) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Pushtet ekzekutiv; ç) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Shkenca administrative; d) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Marrëdhënie ndërkombëtare; dh) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Kontratat dhe e drejta europiane; e) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në E drejta tregtare ndërkombëtare; ë) “Master i nivelit të dytë”, (MND), në Gazetari globale.
3. Shkolla e lartë private “UFO University”, Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 1 dhe 3 të këtij vendimi, pasi të ketë marrë lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik.
4. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
5. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.        K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA10/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›