E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

 

 

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Në fund të shkronjës “a”, të pikës 1, shtohen emërtesat “Punonjësit civilë, në Institutin Gjeografik të Ushtrisë, Shtabin e Përgjithshëm, Komandën e Shtabit të Forcës së Bashkuar, Shtabit të Komandës Mbështetëse, Shtabit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.”.

2. Në fund të shkronjës “b”, të pikës 1 , shtohen emërtesat “punonjësit civilë në Qendrën e Shtypit dhe të Botimeve, Qendrën Kulturore të Ushtrisë, Akademinë e Nënoficerëve “Tomson”,  Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Mbrojtjes, Shkollën e Trupës, Arkivin Qendror, Qendrën e Zbulimit Radioteknik, Shtabin e Brigadës së Reagimit të Shpejtë, Brigadës Detare, Brigadës Ajrore, Brigadës së Mbështetjes Rajonale, Brigadës Logjistike, Brigadës së Stërvitjes Bazë,

Regjimentit të Helikopterëve, Regjimentit Komando, Regjimetit të Infrastrukturës, Regjimentit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm, Komandës së Qendrës së Personel Rekrutimit, Qendrat e Riparimit, të Nivelit të Tretë dhe të Katërt, të Pajisjeve Tokësore, Detare dhe Ajrore.”.

3. Në fund të shkronjës “c”, të pikës 1, shtohen emërtesat “punonjësit civilë në Laboratorin Qendror të Forcave të Armatosura, batalionet në strukturat e Forcave të Armatosura, kompanitë mbështetëse të komandave, brigadave dhe regjimenteve, baza ajrore ndihmëse, në Kuçovë, baza ajrore, Rinas, Parku i Veturave, shtëpitë e pushimit të Forcave të Armatosura.”.

4. Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 2, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

5. Lidhja nr.1/1, që përmendet në pikën 2/1, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

6. Lidhja nr.1/2, që përmendet në pikën 2/2, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

7. Lidhja nr.1/3, që përmendet në pikën 2/3, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

8. Lidhja nr.1/4, që përmendet në pikën 2/4, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9.  Lidhja nr.1/5, që përmendet në pikën 2/5, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

10. Lidhja nr.1/6, që përmendet në pikën 2/6, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

11. Pas pikës 2/6 shtohet pika 2/7, me këtë përmbajtje:

“2/7. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në pozicionet “Specialist” deri në “Titullar i institucionit”, në Institutin Gjeografik të Ushtrisë, të jenë sipas lidhjes nr. 1/7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

12. Lidhja nr.2, që përmendet në pikën 3, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

13. Lidhjet nr.2/1-A dhe 2/1-B, që përmenden në pikën 3/1, të zëvendësohen me lidhjet me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

14. Në paragrafin e tretë, të pikës 3/1, vlera “11 000 lekë” të zëvendësohet me  “12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë”.

15. Lidhja nr.2/2, që përmendet në pikën 3/2, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

16. Lidhja nr. 2/3, që përmendet në pikën 3/3, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

17. Pas pikës 3/3 shtohet pika 3/4, me këtë përmbajtje:

“3/4.  Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në pozicionet “Specialist” deri në “Titullar i institucionit”, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, të jenë sipas lidhjes nr. 2/4-a, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike të Qendrës Kulturore të Ushtrisë të jenë sipas lidhjes nr. 2/4-b, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Vjetërsia në punë për punonjësit, që paguhen sipas lidhjes nr. 2/4-b, jepet në masën 2 për qind për çdo viti pune dhe llogaritet mbi vlerën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë. Punonjësit e trupës artistike përfitojnë shtesë për kushte pune në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në muaj.”.

18.  Lidhja nr. 3, që përmendet në pikën nr. 4, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

19. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në pozicionet “Specialist” deri në “Titullar i institucionit”, të institucioneve rajonale/vendore, në varësi të ministrave të linjës, të institucioneve rajonale/vendore, në varësi të institucioneve, të përcaktuara në pikën 1, të institucioneve vendore, në varësi të institucioneve rajonale, të punonjësve, që kryejnë funksione të deleguara të pushtetit qendror në pushtetin vendor, të bordeve të kullimit, të komisioneve vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë prefektit të qarkut, të nëpunësve civilë, në pozicionet mbështetëse “Specialist”, “Shef seksioni” dhe “Përgjegjës/Shef sektori”, në drejtoritë e policisë në qarqe, në komisariate dhe reparte autonome, si dhe të punonjësve civilë në qendrat e rekrutimit e të mobilizimit dhe komandat e mbështetjes rajonale të jenë sipas lidhjes nr. 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Inspektorët veterinarë kufitarë, inspektorët fitosanitarë kufitarë dhe inspektorët e shërbimit të Inspektoratit Ushqimor, të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët bëjnë pjesë në grupet e kontrollit doganor, barazohen në pagë me doganierin e kategorisë C2.”. 

20. Lidhja nr.4, që përmendet në pikën 5, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

21. Lidhja nr.4/1, që përmendet në pikën 5/1, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

22. Lidhja nr.4/2, që përmendet në  pikën 5/2, të zëvendësohet me lidhjen me të njëtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

23. Lidhja nr.4/3, që përmendet në pikën 5/3, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

24. Lidhja nr.4/4, që përmendet në pikën 5/4, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

25. Lidhja nr.4/5, që përmendet në pikën 5/5, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

26. Lidhja nr.4/6, që përmendet në pikën 5/6, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

27. Pika 5/6, e shtuar me vendimin nr. 83, datë 27.1.2009, të Këshillit të Ministrave, numërtohet 5/7 dhe ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5/7. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve civilë, në pozicionet mbështetëse “Specialist”, “Shef seksioni” dhe “Përgjegjës/Shef sektori”, në drejtoritë e policisë në qarqe, në komisariate dhe reparte autonome, të jenë sipas lidhjes nr.4/7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

28. Në pikën 6, vlera “11 000 lekë” zëvendësohet me “12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë”.

29. Lidhja nr.5, që përmendet në pikën 8, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

30. Në fund të pikës 12 shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:

“Punonjësit e degëve të thesarit, që punojnë në sistemin AMoFTS, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh në muaj, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse.

Punonjësit në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në Laboratorin Qendror të Forcave të Armatosura, përfitojnë shtesë, për kushte të vështira dhe të dëmshme për shëndetin. Kjo shtesë të jetë në masën dhe sipas rregullave e kritereve të përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës.

Punonjësit në pozicionet “Përgjegjës sektori”, “Kryeinxhiner” dhe “Specialist”, në sektorët e prodhimit dhe të riparimit, në qendrën e ndërtimit dhe riparimit të anijeve patrulluese për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në muaj, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse.”.

31. Në pikat 6, 7, 8, 9 e 13 të shtohen fjalët “nr.1/7, nr.2/4-a, nr.2/4-b dhe nr.4/7”.

32. Efektet financiare për këtë vit, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për:

-               sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, të përballohen nga fondet e miratuara  për vitin 2009, për këtë sistem;

-               të gjitha parashikimet e tjera, të përballohen nga fondet e parashikuar për politikat e rritjes së pagave, në ligjin nr. 10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


27/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›