VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjt nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr. 8487, datë 13.5.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr. 475, datë 13.7.2007, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, të Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjykatën e Lartë”.
b) Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Në pikën 2, vlera “11 000 lekë”, zëvendësohet me “12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë”.
ç) Pas pikës 6/1 shtohet pika 6/2, me këtë përmbajtje:
“6/2. Nëpunësit në pozicionet “Specialist (Arkivi)”, në Kryeministri, dhe në aparatet e ministrive të linjës, përfitojnë shtesë për kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin. Kjo shtesë është në masën dhe sipas rregullave e kritereve të përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës.”.
d) Lidhja nr.2, që përmendet në pikën 7, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
dh) Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Struktura dhe nivelet e pagave për zëvendësministrin dhe nëpunësit e kabineteve në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjykatën e Lartë përcaktohen, si më poshtë vijon:
- Zëvendësministri 134 000 lekë;
- Drejtori i kabinetit të Kryeministrit, të prokurorit të Përgjithshëm dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë barazohen në pagë me nëpunësin civil, të kategorisë I-a;
- Këshilltari i Kryeministrit, shefi i Protokollit të Kryeministrit dhe drejtori i kabinetit të zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me zëvendësministrin;
- Këshilltari i prokurorit të Përgjithshëm, këshilltari i kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndihmësi i Kryeministrit dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b;
- Ndihmësi i zëvendëskryeministrit dhe drejtori i kabinetit të ministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-a;
- Këshilltari i ministrit dhe zëdhënësi barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-b;
-Ndihmësi ligjor pranë prokurorëve, në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe ekspertët në Prokurorinë e Përgjithshme barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë III-a;
- Sekretari i Kryeministrit, Presidentit,
Kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Gjykatës së Lartë,
prokurorit të Përgjithshëm, zëvendëskryeministrit,
nënkryetarit të Kuvendit 64 000 lekë;
- Sekretari i ministrit, sekretar,
sekretari i këshilltarit të Presidentit 53 000 lekë.
Shtesa për vjetërsi në punë, për pozicionet “Sekretar i Kryeministrit”, “Sekretar i Presidentit”, “Sekretar i Kryetarit të Kuvendit”, “Sekretar i zëvendëskryeministrit”, “Sekretar i nënkryetarit të Kuvendit”, “Sekretar i ministrit”, “Sekretar” dhe “Sekretar i këshilltarit të Presidentit” jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune, deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë.
Këto nivele pagash zbatohen edhe për funksionet ekuivalente të administratës së Presidentit, Kuvendit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.”.
2. Pagat e punonjësve të tjerë të administratës së Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Gjykatës së Lartë përcaktohen sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e politikës së pagave, miratuar për vitin 2009.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/04/2009