VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1093, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË SISTEMIT TATIMOR”
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1093, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË SISTEMIT TATIMOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13. 5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.1.2008, ”Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.1093, datë 2.7.2008, bëhen këto ndryshime:
1. Lidhja nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e tatimeve”, e përmendur në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara për rritjen e pagave, miratuar për vitin 2009.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 maj 2009 .
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/04/2009