E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.432, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT NË SHËRBIMIN INFORMATIV TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

 

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.432, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT NË  SHËRBIMIN INFORMATIV TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

 

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 e 22, të ligjit nr. 9357,   datë 17.3.2005, “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave,

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr 432, datë 13.7.2007, të ndryshuar,  bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a)     Lidhja nr.1, “Klasifikimi i funksioneve në Shërbimin Informativ të Shtetit”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b)     Lidhja nr.2, “Struktura dhe nivelet e pagave, sipas klasifikimit të funksioneve, për punonjësit në Shërbimin Informativ të Shtetit”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore të vitit 2009,  miratuar për Shërbimin Informativ të Shtetit.  

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009. 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


27/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›