VENDIM P Ë R DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 467, DATË 18.7. 2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR KUALIFIKIMIN, SHKENCOR E PEDAGOGJIK, TË PERSONELIT AKADEMIK”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
P ë RDISA SHTESA Në VENDIMIN NR. 467, DATë 18.7. 2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PëR KUALIFIKIMIN, SHKENCOR E PEDAGOGJIK, Të PERSONELIT AKADEMIK”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.467, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
a. Në fund të pikës 2.2.1, Kriteret për dhënien e titullit “Prof. Asoc.”, shtohet paragrafi i mëposhtëm:
“Për personelin akademik të Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktivë (kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë, aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, skenografë, koreografë, balerinë), për marrjen e titullit “Prof. Asoc.”, kriteri për gradën shkencore “Doktor”, përmendur në këtë pikë, nuk përbën detyrim.”.
b. Në fund të pikës 2.3.1, Kriteret për dhënien e titullit “Profesor ”, shtohet paragrafi i mëposhtëm:
“Për personelin akademik të Akademisë së Arteve, krijues apo interpretues aktivë (kompozitorë,instrumentistë, këngëtarë, dirigjentë aktorë, regjisorë, krijues të arteve pamore, skenografë, koreografë, balerinë), për marrjen e titullit “Prof.”, kriteri për gradën shkencore “Doktor”, përmendur në këtë pikë, nuk përbën detyrim.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Akademia e Arteve, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
09/06/2010