E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KORÇË – QAFËPLLOÇË

V E N D I M


PëR

SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KORçë – QAFëPLLOçë


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Korçë – Qafëplloçë.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 14 060 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëdhjetë) m2, tokë arë, me vlerë 5 575 240.7 (pesë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e dyqind e dyzet pikë shtatë) lekë, për sipërfaqen 2 609( dy mijë e gjashtëqind e nëntë) m2, tokë truall, me vlerë 6 605 294 (gjashtë milionë e gjashtëqind e pesë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 12 180 534.7 (dymbëdhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e katër pikë shtatë) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 172 500 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 12 180 534.7 (dymbëdhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e katër pikë shtatë) lekë, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.

6. Shpronësimi të fillojë më 20.4.2010 dhe të përfundojë më 20.7.2010.

7. Pronarët e përmendur në listen, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›