E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DHËNIEN NË PËRDORIM KOMITETIT SHTETËROR TË MINORITETEVE TË DISA MJEDISEVE TË NDËRTESËS SË ISH-MINISTRISË SË TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE

V E N D I M


PëR

DHëNIEN Në PëRDORIM KOMITETIT SHTETëROR Të MINORITETEVE Të DISA MJEDISEVE Të NDëRTESëS Së ISH-MINISTRISë Së TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Dhënien në përdorim Komitetit Shtetëror të Minoriteteve të disa mjediseve, të katit të tretë teknik, të ndërtesës së ish-Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve, përkatësisht, 4 zyra në këtë kat.

2. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›