VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.12, DATË 7.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUSHTET DHE PROCEDURËN E TJETËRSIMIT TË SIPËRFAQEVE TË TOKËS, ME CILËSI TË VEÇANTA, PËR LLOGARI TË FONDIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR”
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.12, DATë 7.1.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KUSHTET DHE PROCEDURëN E TJETëRSIMIT Të SIPëRFAQEVE Të TOKëS, ME CILëSI Të VEçANTA, PëR LLOGARI Të FONDIT Të KOMPENSIMIT FINANCIAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 23, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të neneve 3 e 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.12, datë 7.1.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në shkronjën “b” fjalët “......sipas çmimit përkatës, të përcaktuar në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, sipas metodikës për vlerësimin e pronës së paluajtshme, miratuar me vendimin nr.183, datë 28.4.2005 të Kuvendit.” zëvendësohen me “.....sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së tokës, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.”.
b) Në shkronjën “ç” fjalët “....në zyrën e AKKP-së në qendër...” zëvendësohen me “.....në zyrën e AKKP-së...”.
2. Në pikën 2 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në fjalinë e parë fjalët “......pranë zyrës së AKKP-së, në qendër...” zëvendësohen me “......pranë AKKP-së,” dhe fjalët “...të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së...” zëvendësohen me “...të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së...”.
b) Në shkronjat “a”, “b” e “c” fjalët “...lëshuar nga ZRPP-ja...” zëvendësohen me “...lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP-ja)...”.
3. Në pikën 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) AKKP-ja, brenda 30 ditëve, por jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës e të dokumentacionit nga kërkuesi, kryen verifikimin e hollësishëm dhe konfirmon faktin, nëse kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues përmbushin kushtet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi. Verifikimi i kushteve bëhet nëpërmjet inspektimit në terren nga punonjësit e AKKP-së. Gjithashtu, AKKP-ja i drejtohet organeve, që kanë lëshuar dokumentet me kërkesën për konfirmimin e vërtetësisë së tyre. Korrespondenca bëhet pjesë e dosjes. AKKP-ja ka detyrë të kryejë saktësimin e kufijve të sipërfaqes, që kërkohet të tjetërsohet, duke kryer matje në terren, kur rezulton se dokumentacioni tekniko- ligjor, i paraqitur nga kërkuesi nuk përmban kufij ose dokumentacioni teknik nuk është i plotë. Shpenzimet e verifikimit dhe të matjes në terren parapaguhen nga kërkuesi, sipas tarifës së miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në përfundim të shqyrtimit sipas afateve të mësipërme, AKKP-ja ia përcjell Ministrisë së Drejtësisë dosjen e plotë së bashku me relacionin teknik, të shoqëruar me inventarin e dokumenteve.”.
b) Fjalia e parë, e shkronjës “ç”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“AKKP-ja pas përfundimit të relacionit teknik njofton kërkuesin sipas rastit për:”.
c) Nënndarja “i”, e shkronjës “ç”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“i) përmbushjen e kritereve të përcaktuara, si dhe detyrimin për të paguar, për llogari të AKKP-së, për fondin e kompensimit financiar, kaparin e përllogaritur sipas këtij vendimi, të sipërfaqes që do të tjetërsohet. Në njoftim duhet të përfshihet përshkrimi i hollësishëm i sipërfaqes së bashku me planimetrinë;”.
ç) Në shkronjën “d” fjalët “...me rekomandimin e AKKP-së në qark,...” zëvendësohen me “...me rekomandimin e ish- zyrës rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (ish-ZRKKP-së)...”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/04/2010