VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 638, DATË 18.9.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELIT TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË INFERMIERISTIKËS NË SISTEMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSIS˔, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 638, DATË 18.9.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELIT TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË INFERMIERISTIKËS NË SISTEMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.638, datë 18.9.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr. 1 (Krerët 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.5, 1.6, 1.7, 1.8.), të përmendur në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Lidhja nr. 2, që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për punonjësit në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave, të vitit 2009, ndërsa për punonjësit në varësi të ISKSH-së të përballohen nga Instituti i Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/04/2009