VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR BULEVARDI “BAJRAM CURRI” DERI NË RRUGËN “ALI DEMI”
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURISë Së PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKET NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR BULEVARDI “BAJRAM CURRI” DERI Në RRUGëN “ALI DEMI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, tokë truall, që preket nga ndërtimi i segmentit rrugor bulevardi “Bajram Curri” deri në rrugën “Ali Demi”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Tiranës.
3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 5 621 (pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e një) m2, tokë truall, me çmimet konfirmuar nga ZRKKP-ja përkatëse, me vlerë të përgjithshme 167 668 810 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e dhjetë) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 357 500 (treqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga bashkia e Tiranës.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 167 668 810 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e dhjetë) lekësh, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 1.5.2010 dhe të përfundojë më 1.8.2010.
7. Pronarët e përmendur në listen, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë bashkisë së Tiranës.
8. Bashkia e Tiranës të kryejë likuidimin e pronarëve, brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/04/2010