E Hënë, 2 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.362, DATË 1.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE DHE TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR

V E N D I M


PëR

NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.362, DATë 1.4.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE, Të PROCEDURAVE DHE Të DOKUMENTACIONIT PëR HYRJEN, QëNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E Të HUAJVE Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, pika 2, e 20, të ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008, "Për të huajt", me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në lidhjen “Formati tip nr.5-Lista e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, të përmendur në pikën 9, të kreut II, “Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pajisjen me vizë”, të vendimit nr.362, datë 1.4.2009, të Këshillit të Ministrave , të ndryshuar, shtohet edhe:
“...Serbia me dokumentin pasaportë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “ Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›