VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR ENTIN KOMBËTAR TË BANESAVE, TË OBJEKTIT “ISH-KOPSHTI NR.26”, NË TIRANË, ME QËLLIM PRIVATIZIMI
V E N D I M
PëR
KALIMIN Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI, MINISTRISë Së PUNëVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PëR ENTIN KOMBëTAR Të BANESAVE, Të OBJEKTIT “ISH-KOPSHTI NR.26”, Në TIRANë, ME QëLLIM PRIVATIZIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale, për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, të pronës së paluajtshme shtetërore, objektit “ish-Kopshti nr.26”, në rrugën “Kostaq Cipo”, Tiranë, me numër pasurie 5/131, numër kadastral 8180, P-7, me numër rendor 346, në listën që i bashkëlidhet vendimit nr.834, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të bashkisë Tiranë, të qarkut të Tiranës”.
2. Ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të lidhë kontratat e privatizimit me banorët, të përfshirë në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas kushteve të privatizimit, të përcaktuara me udhëzim të veçantë të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe Enti Kombëtar i Banesave të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
23/07/2010