E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR KALIMIN NË PËRDORIM TË MINISTRISË SË TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, TEATRIT KOMBËTAR TË OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR, TË OBJEKTIT NR.19, “GODINA E SINOPTIKËS SË VJETËR”, PJESË E PRONËS NR.109, “ISH-UZINA E ARTILERIS˔

V E N D I M


PëR

KALIMIN Në PëRDORIM Të MINISTRISë Së TURIZMIT, KULTURëS, RINISë DHE SPORTEVE, TEATRIT KOMBëTAR Të OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR, Të OBJEKTIT NR.19, “GODINA E SINOPTIKëS Së VJETëR”, PJESë E PRONëS NR.109, “ISH-UZINA E ARTILERISë”
Në BRARë, TIRANë, Në ADMINISTRIM Të MINISTRISë Së MBROJTJES


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ninistrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Kalimin në përdorim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, të objektit nr.19, “Godina e sinoptikës së vjetër”, me sipërfaqe 980.4 (nëntëqind e tetëdhjetë pikë katër) m², pjesë e pronës nr.109, “ish-Uzina e Artilerisë”, pronë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllim magazinimin e dekoreve të shfaqjeve, deri më 31 dhjetor të vitit 2020.

2. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor u ndalohet të ndryshojnë destinacionin e pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojnë atë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.

3. Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të nxjerrin aktet e nevojshme për dhënien në përdorim të objektit, duke përcaktuar detyrimet për secilin institucion.

4. Ngarkohen Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


23/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›