VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË SË TROJEVE DHE NDËRTESAVE TË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE DHE TË GJYKATAVE TË APELIT
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË SË TROJEVE DHE NDËRTESAVE TË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE DHE TË GJYKATAVE TË APELIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të trojeve dhe të ndërtesës së :
i) gjykatës së rrethit gjyqësor, Shkodër;
ii) gjykatës së apelit, Shkodër;
iii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Kukës;
iv) gjykatës së rrethit gjyqësor, Pukë;
v) gjykatës së rrethit gjyqësor, Tropojë;
vi) gjykatës së rrethit gjyqësor, Lezhë;
vii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Mirditë;
viii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Kurbin;
ix) gjykatës së rrethit gjyqësor, Mat;
x) gjykatës së rrethit gjyqësor, Dibër;
xi) gjykatës së rrethit gjyqësor, Dibër, « Qendra e ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore, Bulqizë»;
xii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Krujë;
xiii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Tiranë;
xiv) gjykatës së apelit, Tiranë;
xv) gjykatës së rrethit gjyqësor, Durrës;
xvi) gjykatës së apelit, Durrës;
xvii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Kavajë;
xviii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Lushnjë;
xix) gjykatës së rrethit gjyqësor, Berat;
xx) gjykatës së rrethit gjyqësor Berat, «Qendra e ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore, Skrapar»;
xxi) gjykatës së rrethit gjyqësor, Fier;
xxii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Vlorë;
xxiii) gjykatës së apelit, Vlorë;
xxiv) gjykatës së rrethit gjyqësor, Elbasan;
xxv) gjykatës së rrethit gjyqësor, Elbasan, «Qendra e ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore, Librazhd»;
xxvi) gjykatës së rrethit gjyqësor, Elbasan, «Qendra e ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore, Gramsh»;
xxvii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Pogradec;
xxviii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Korçë;
xxix) gjykatës së apelit, Korçë;
xxx) gjykatës së rrethit gjyqësor, Korçë, «Qendra e ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore, Kolonjë»;
xxxi) gjykatës së rrethit gjyqësor, Gjirokastër;
xxxii) gjykatës së apelit, Gjirokastër;
xxxiii) gjykatës së rrethit gjyqësor, Gjirokastër, «Qendra e ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore, Tepelenë»;
xxxiv) gjykatës së rrethit gjyqësor, Gjirokastër, «Qendra e ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore, Përmet»;
xxxv) gjykatës së rrethit gjyqësor, Sarandë.
2. Kalimi në përgjegjësi administrimi të bëhet sipas formularëve të inventarizimit të pronave të paluajtshme, në administrim të gjykatave, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe gjykatat përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA