E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR LEJIMIN E KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR SHËRBIMIN E KONSULENCËS, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE NË KASKADËN E LUMIT VJOSË

V E N D I M

 

 PËR

 

LEJIMIN E KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR SHËRBIMIN E KONSULENCËS, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE NË KASKADËN E LUMIT VJOSË

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2007, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të kryejë procedurat e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar”, me objekt “Shërbim konsulence për projektin e kërkuar të ndërtimit me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë”.

2.     Fondi limit për kryerjen e këtij shërbimi, prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009,  miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

3.     Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


05/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›