VENDIM PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË KONTIGJENCËS, TË VITIT 2009
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË KONTIGJENCËS, TË VITIT 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Përdorimin nga fondi i kontigjencës, miratuar në buxhetin e vitit 2009, të 4 300 000 000 (katër miliardë e treqind milionë) lekëve, për programin e rrugëve nacionale, të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/08/2009