VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.610, DATË 12.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN E PASURIVE, TROJE DHE OBJEKTE, ME INTERES VENDOR, NË PRONËSI, TË BASHKISË SË TIRANËS”
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.610, DATË 12.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN E PASURIVE, TROJE DHE OBJEKTE, ME INTERES VENDOR, NË PRONËSI, TË BASHKISË SË TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “k”, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrave të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.610, datë 12.9.2007, të Këshillit të Ministrave, përmasat e pronës Fonder-Mek, sha, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
25/02/2009