VENDIM PËR MIRATIMIN E SHTESËS NR.2, TË KONTRATËS SË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.665, DATË 18.12.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PROJEKTKONTRATËS, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE “LOCKHEED MARTIN GLOBAL, INC.”, PËR
PËR
MIRATIMIN E SHTESËS NR.2, TË KONTRATËS SË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.665, DATË 18.12.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PROJEKTKONTRATËS, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE “LOCKHEED MARTIN GLOBAL, INC.”, PËR MODERNIZIMIN E SHËRBIMIT TË TRAFIKUT AJROR SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7877, datë 30.11.1994, “Për aviacionin civil shqiptar”, dhe të neneve 128 dhe 151, të ligjit nr.8485, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e shtesës nr.2 të kontratës, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil), dhe “Lockheed Martin Global, Inc.”, për modernizimin e shërbimit të trafikut ajror shqiptar, të miratuar me vendimin nr.665, datë 18.12.2002, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e projektkontratës, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe “Lockheed Martin Global, Inc.”, për modernizimin e shërbimit të trafikut ajror shqiptar”, të ndryshuar, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Fondet për financimin e shtesës së kontratës të përballohen nga burimet e përcaktuara në marrëveshjen e kredisë, të nënshkruar ndërmjet Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA), sha, BNP Paribas dhe Export-Import Bank e SHBA-së, më 29.6.2005, si dhe nga të ardhurat vjetore të ANTA, sha-së.
3. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil dhe Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror për ndjekjen e zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
12/11/2008