VENDIM PËR NJË SHTESË NЁ VENDIMIN NR.1, DATЁ 10.1.2007, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, “PЁR MIRATIMIN E RREGULLAVE PЁR PROKURIMIN PUBLIK”, TЁ NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NЁ VENDIMIN NR.1, DATЁ 10.1.2007, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, “PЁR MIRATIMIN E RREGULLAVE PЁR PROKURIMIN PUBLIK”, TЁ NDRYSHUAR
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe të nenit 75, tё ligjit nr.9643, datё 20.11.2006, “Pёr prokurimin publik”, tё ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në fund të shkronjës “ç”, “Botimi i njoftimit të fituesit dhe njoftimi i kontratës së lidhur”, të pikës 3, të kreut I, “Organizimi i prokurimit publik”, në tekstin e rregullave të prokurimit publik, i cili i bashkëlidhet vendimit nr.1, datë 10.1.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Nga ky afat bëjnë përjashtim të gjitha procedurat e prokurimit, që zhvillohen nga organet e qeverisjes vendore me fondet e grantit konkurrues për rrugët rurale.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
12/11/2008