VENDIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR MINISTRINË E DREJTËSISË DHE INSTITUCIONET, NË VARËSI TË SAJ, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR MINISTRINË E DREJTËSISË DHE INSTITUCIONET, NË VARËSI TË SAJ, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtyrjen e afatit të përfundimit të procedurave të prokurimit, për vitin 2008, për Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj, si autoritete kontraktore, nga data 31 tetor më 15 dhjetor 2008, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
12/11/2008