VENDIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË TATIMEVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË TATIMEVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të përfundojë, brenda datës 29 dhjetor 2008, procedurat e prokurimit, për mallra e shërbime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2008, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Brenda këtij afati përfshihet edhe lidhja e kontratave përkatëse.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
12/11/2008