VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS SË QENDRËS SË ZBATIMIT TË LIGJIT NË EUROPËN JUGLINDORE
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të KONVENTëS Së QENDRëS Së ZBATIMIT Të LIGJIT Në EUROPëN JUGLINDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të konventës së Qendrës së Zbatimit të Ligjit në Europën Juglindore, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/12/2009