E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE, PËR NJËSINË E MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT

V E N D I M
  
PëR
 
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PëR MINISTRINë E FINANCAVE, PëR NJëSINë E MBIKëQYRJES Së LOJëRAVE Të FATIT
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 42, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërise”,  dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Ministrisë Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, në programin “Lufta kundër transaksioneve financiare joligjore”, për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, për shpenzime korrente.
 
2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
 
3.      Ngarkohet Ministria Financave për zbatimin e këtij vendimi.
 
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA03/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›