VENDIM PËR DHËNIEN E NJË FONDI NDIHME PARTISË “TOLERANCA E RE E SHQIPËRIS˔
V E N D I M
PëR
DHëNIEN E NJë FONDI NDIHME PARTISë “TOLERANCA E RE E SHQIPëRISë”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Partisë “Toleranca e Re e Shqipërisë” t’i jepet fondi prej 100 000 (njëqind mijë) lekësh, si ndihmë financiare.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2010.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/04/2010