VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E DREJTËSISË, PËR PROGRAMIN E SHËRBIMIT PËRMBARIMOR GJYQËSOR
PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E DREJTëSISë, PëR PROGRAMIN E SHëRBIMIT PëRMBARIMOR GJYQëSOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, në programin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor, t’i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, i detajuar, si më poshtë vijon:
Artikulli 231 “Shpenzime kapitale” 50 000000 lekë.
1. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/04/2010