E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E INTEGRIMIT, PËR PAGESËN E KUOTËS VJETORE TË BASHKËFINANCIMIT TË ASISTENCËS TEKNIKE, NË KUADËR TË PROGRAMIT, IPA, BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR, ADRIATIK

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E INTEGRIMIT, PëR PAGESëN E KUOTëS VJETORE Të BASHKëFINANCIMIT Të ASISTENCëS TEKNIKE, Në KUADëR Të PROGRAMIT, IPA, BASHKëPUNIMI NDëRKUFITAR, ADRIATIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, të ligjit nr.10152, datë 28.9.2009, “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Adriatik, të Instrumentit të Ndihmës së Paraaderimit, IPA, komponenti II - Bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I

1. Ministrisë së Integrimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi 4 300 000 (katër milionë e treqind mijë) lekë, për pagesën e kuotës vjetore të bashkëfinancimit të asistencës teknike, në kuadër të programit, IPA, Bashkëpunimi Ndërkufitar Adriatik.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të vitit 2010.

3. Ngarkohen Ministria e Integrimit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA


07/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›