E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 194, DATË 22.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS SË PUNONJËSVE MËSIMORË, NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

 

PËR

            

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 194, DATË 22.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS SË PUNONJËSVE MËSIMORË, NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të  nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999,  “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Në vendimin nr.194, datë 22.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto  ndryshime:

a)     Lidhja nr.1, “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë”, e përmendur në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b)     Lidhja nr.2, “Paga e grupit”,  e përmendur në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

c)     Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon::

“4. Punonjësit mësimorë efektivë që, për nevoja të procesit mësimor, japin orë mësimi mbi normën e lejuar  mësimore, paguhen për  çdo orë mësimore shtesë, në masën:

-  Në shkollat e mesme,                                 300 lekë. 

-  Në shkollat 9-vjeçare,                                  250 lekë.

Punonjësit e jashtëm, të specialiteteve të ndryshme, që japin mësim në shkollat e mesme, në shkollat teknike e profesionale, si dhe në kurset e ndryshme (me përjashtim të kurseve, që ngrihen pranë shkollave të larta dhe institucioneve të tjera të kualifikimit të punonjësve mësimorë), për çdo orë mësimore shpërblehen në të njëjtën masë me punonjësit mësimorë efektivë, si më sipër. ”.   

2.  Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore të vitit 2009, të parashikuara për rritjen  e pagave.

3.  Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.  

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


27/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›