VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.160, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
a) Në lidhjen nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për numrin total të punonjësve, të miratuar për vitin 2008, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
i. Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të shtohen edhe 11 punonjës, për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit;
ii. Në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të pakësohen 135 punonjës;
iii. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për periudhën 1 korrik 2008- 31 dhjetor 2008, të pakësohen 487 punonjës.
b) Numri total, i punonjësve buxhetorë për periudhën janar-korrik 2008, bëhet 104 592 punonjës, ndërsa për periudhën korrik-dhjetor 2008 bëhet 104 105 punonjës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA