VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR DHËNIEN E LICENCËS PËR “LOTARI KOMBËTARE” DHE TË LICENCAVE PËR “KAZINO”
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E AUTORITETIT Të AUTORIZUAR PëR DHëNIEN E LICENCëS PëR “LOTARI KOMBëTARE” DHE Të LICENCAVE PëR “KAZINO”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pika 2, 27, pika 1, e 33, pika 2, të ligjit nr.10 033, datë 11.12.2008, "Për lojërat e fatit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti i autorizuar për dhënien e licencës për “Lotari kombëtare” dhe të licencave për “Kazino” është Ministria e Financave.
2. Autorizohet Ministria e Financave për shpalljen e procedurave të garës për “Lotari kombëtare”, si dhe për shpalljen e kritereve për dhënien e licencave për “Kazino”.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/12/2009