E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË FUSHATAVE SENSIBILIZUESE PËR PROMOVIMIN E DHURIMIT VULLNETAR, PA PAGESË, TË GJAKUT, NGA ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE

V E N D I M

 

PËR

PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË FUSHATAVE SENSIBILIZUESE PËR PROMOVIMIN E DHURIMIT VULLNETAR, PA PAGESË, TË GJAKUT, NGA ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 78, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, dhe të neneve 12, shkronja “c”, e nenit 13/1, të ligjit nr.9739, datë 21.5.2007, “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit t¸ Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1.      Organizatave jofitimprurëse, që kryejnë fushata sensibilizuese për promovimin e dhurimit vullnetar, pa pagesë, të gjakut, t’i financohen shpenzimet e promocionit, për dhurim, në masën 1 700 (një mijë e shtatëqind) lekë, sipas marrëveshjeve përkatëse me Ministrinë e Shëndetësisë.

2.      Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti, që Ministria e Shëndetësisë i jep Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

3.      Ngarkohen ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 


29/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›