VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN E STATUSIT TË ZHVILLUESIT TË ZONËS EKONOMIKE, ME STATUSIN E ZONËS SË LIRË, TË NJË TERRITORI NË VLORË, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN E STATUSIT TË ZHVILLUESIT TË ZONËS EKONOMIKE, ME STATUSIN E ZONËS SË LIRË, TË NJË TERRITORI NË VLORË, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, dhe të neneve 4, pika 1, shkronja “g”, 5, pikat 1 e 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike, me statusin e zonës së lirë, të një territori në Vlorë, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 8 për qind të pikëve, për rezultatin ekonomik, financiar, teknik dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Zumax AG”.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/08/2009