E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

V E N D I M

  

PËR

HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS  

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1.     Hapjen, në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedisi”.

2.     Në përfundim të këtij programi lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedisi”.

3.     Kohëzgjatja e këtij programi studimesh është, të paktën, 3 (tri) vite, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.

4.     Kuota e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, është 15.

5.     Tarifa e shkollimit është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, me këste, të caktuara nga fakulteti përkatës.

6.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.

7.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


05/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›