E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS TRANSBALLKANIKE, VLORË

V E N D I M
PëR
 
shpronësimin, për INTERES PUBLIK,  Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I RRUGëS TRANSBALLKANIKE, VLORë
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës  dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe  të nenit 8, të ligjit nr.9839,  datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1.       Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive  të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës transballkanike, Vlorë.
 
2.       Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
 
3.       Pronarët e pasurive  të paluajtshme,  që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij  vendimi, për sipërfaqen  1 235 ( një mijë e dyqind e tridhjetë e pesë) m2  , tokë truall,  me vlerë  29 366 168.3 (njëzet e nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë tre) lekë, për objekte, me sipërfaqe  të përgjithshme 691.9(gjashtëqind e nëntëdhjetë e një presje nëntë)  m2 , me vlerë 42 435 706.8 (dyzet e dy milionë e katërqind e tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e gjashtë pikë tetë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi  71 801 875.1 (shtatëdhjetë e një milionë e tetëqind e një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë pikë një) lekë.
 
4.       Shpenzimet procedurale, në vlerën 550 000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) lekë,  të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.   
 
5.       Vlera e përgjithshme e shpronësimit,  71 801 875.1 (shtatëdhjetë e një milionë e tetëqind e një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë pikë një) lekë , të përballohet nga “Llogaria e veçantë”  e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.
 
6.       Shpronësimi të fillojë më 7.12.2009 dhe të përfundojë më 30.3.2010.
 
7.       Për pasuritë, për të cilat, në kolonën përkatëse, është bërë shënimi “Urdhër kufizimi” dhe “Kufizim i plotë i dokumentacionit ligjor”, të bëhet kompensimi, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi i saktësimit nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, dhe konfirmimi, që do të merret nga kjo zyrë. 
 
8.       Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
 
9.       Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e  pronarëve të pasurive, për të cilat janë bërë shënimet përkatëse “Urdhër kufizimi” dhe “Kufizim i plotë i dokumentacionit ligjor”, në bazë të pikave 6 e 7, të këtij vendimi, dhe të dokumentacionit të pronësisë, ndërsa për pronarët e konfirmuar të kryejë likuidimin e tyre, në bazë të dokumentacionit të pronësisë .
 
10.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij  vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  "Fletoren  zyrtare". 
 
KRYEMINISTRI
 
SALI BERISHA03/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›