VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1180, DATË 5.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS SË TARIFËS SË SHËRBIMIT PËR LEGALIZIM DHE MBLEDHJEN E ADMINISTRIMIN E TË ARDHURAVE TË PROCESIT TË LEGALIZIMIT”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.1180, DATë 5.8.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E VLERëS Së TARIFëS Së SHëRBIMIT PëR LEGALIZIM DHE MBLEDHJEN E ADMINISTRIMIN E Të ARDHURAVE Të PROCESIT Të LEGALIZIMIT”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1180, datë 5.8.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Tarifa e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje / shtesave informale në ndërtime me leje, është në vlerën 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo kat të objektit pa leje / shtesës informale në ndërtime me leje.”.
2. Nënpikat 4.4 dhe 4.5 ndryshohen, si mё poshtё vijon:
“4.4. Pagesa e parcelës ndërtimore, për objektet informale me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale në ndërtime me leje, do të bëhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare.
4.5. Për objektet informale, me destinacion banimi apo të përzier, (banim dhe social-ekonomik), pagesa e vlerës së parcelës mund të bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare, dhe/ose me bono privatizimi.
Në rastin kur pagesa kryhet me bono privatizimi, ajo duhet të paraprihet nga depozitimi i kërkesës me shkrim, të poseduesit të ndërtimit informal, pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, ku të përcaktohet përqindja e pagesës me bono privatizimi.”.
3. Pika 5 ndryshohet, si mё poshtё vijon:
“5. Sanksionet pёr subjektet dhe / ose shoqёritё ndёrtuese qё kanё kryer shtesa anёsore ose shtesa nё kate, pёr qёllim kalimi pronёsie ose qiradhёnieje, llogariten nga ALUIZNI, në përputhje me përcaktimet dhe përqindjet e pёrcaktuara nё nenin 43, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.
Për shtesat informale (anësore apo në lartësi), të ngritura në territore (zona) ku nuk ka çmim minimal fiskal, të përcaktuar në përputhje me pikën 2, të nenit 43, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, çmimi minimal fiskal do të llogaritet si mesatare aritmetike e çmimit të zonave me të cilat ky territor (zonë), kufizohet.
5.1. Likuidimi i penaliteteve do të bëhet për llogari të njësive të qeverisjes vendore brenda 30 ditësh nga pajisja me formularin e penaliteteve për legalizimin e shtesave informale të subjektit ndërtues.
5.2 Pёr subjektet dhe/ose shoqёritё ndёrtuese tё cilat kanё paguar sanksione tё mёparshme pёr shkelje tё lejes sё ndёrtimit, nga vlera totale e sanksioneve do të zbritet vlera e paguar më parë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/04/2010