VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TE PRONAREVE TE PASURIVE TË PALUAJTESHME, PRONE PRIVATE, QË PREKEN nga NDËRTIMI i SEGMENTIT RRUGOR PORTO ROMANO – DURRËS
V E N D I M
PëR
shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasuriVe Të paluajtshme, pronë private, Që PREKEN nga NDëRTIMI i SEGMENTIT RRUGOR PORTO ROMANO – DURRëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Porto Romano -Durrës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 12 723 ( dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e tre) m2, tokë arë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 45 802 800 (dyzet e pesë milionë e tetëqind e dy mijë e tetëqind)lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në shumën 322 000 (treqind e njëzet e dy mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 45 802 800 (dyzet e pesë milionë e tetëqind e dy mijë e tetëqind )lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 3.12.2009 dhe të përfundojë më 28.2. 2010.
7. Pronarët e përmendur në listen, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, sipas listës, që i bashkëlidhet vendimit, në përputhje me dokumentacionin e pronësisë, që do t’i vihet në dispozicion nga pronarët.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/12/2009