E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONESIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONAREVE TE PASURIVE TË PALUAJTESHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR SHKODËR– HANI I HOTIT

V E N D I M
 
PëR
 
shpronësimin, për interes publik, të Pronarëve të pasuriVe Të paluajtshme, pronë  private, Që  PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR  SHKODëR– HANi I HOTIT
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008", të ndryshuar, me propozimin e  ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, tokë, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor  Shkodër – Hani i Hotit.
 
2. Shpronësimi të  bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
 
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 3 991 (tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një) m2, tokë truall, me vlerë  16 689 400 (gjashtëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nënte mijë e katërqind) lekë, për sipërfaqen 85 330(tetëdhjetë e pesë mijë e treqind e tridhjetë) m2, tokë arë, me vlerë 23 116 119 (njëzet e tre milionë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë) lekë, dhe për sipërfaqen 3 253 ( tre mijë e dyqind e pesëdhjetë e tre) m2, tokë pemëtore, me vlerë 647 347 (gjashtëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e dyzet e shtatë) lekë. Vlera  e përgjithshme e shpronësimit është 40 452 866 (dyzet milionë e katërqind e pesëdhjetë e dy mijë  e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë.
 
4. Shpenzimet procedurale, në shumën 2 090 000 ( dy milionë e nëntëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
 
5. Vlera e përgjithshme  e shpronësimit, prej 40 452 866 (dyzet milionë e katërqind e pesëdhjetë e dy mijë  e tetë qind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë,  të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë,  “Fondi i shpronësimeve”.
 
6. Shpronësimi të fillojë më 15.12.2009 dhe të përfundojë më 15.3.2010.
 
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët  është bërë shënimi  “Konfirmim ZRPP dhe proces regjistrimi”, të  kompesohen, për efekt shpronësimi, pasi  të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, ndërsa,  për pronarët, e përmendur në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është vënë shënimi “Proces gjyqësor”, të kompesohen për efekt shpronësimi, vetëm pasi të këtë dalë vendimi i gjykatës, i formës së prerë.
 
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve sipas listës, që i bashkëlidhet vendimit, në përputhje  me dokumentacionin  e pronësisë, që do t’i vihet  në dispozicion  nga pronarët.
 
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave  dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren  zyrtare".
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA03/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›