Poezia e fushates proza e qeverisjes
NgaREXHEP MEIDANI
Njihet ne literaturen politiko-elektorale shprehja e famshme Fushaten e...
...bejme ne poezi qeverisjen pasi zgjidhemi e bejme ne proze We campaign in poetry and we govern in prose qe me shpesh i atribuohet Kuomos Mario Cuomo nje prej guvernatoreve me te suksesshem te Nju Jorkut. Ai e ka perdorur kete shprehje ne fillim te viteve 80-te ne fjalime shkrime biseda duke perifrazuar shprehjen e vjeter teper te njohur sipas
se ciles Martesa eshte nje liber ne te cilin kapitulli i pare shkruhet ne poezi kurse kapitujt e tjere ne proze...
Mu kujtua kjo shprehje e Kuomos sepse sic po duket ne kete periudhe kane filluar te perpunohen e deklarohen pra dhe te lexohen mjaft premtime zgjedhore d.m.th. dhe te shfaqen ethet e poezise brenda partive kryesore dhe perfaqesimeve te tyre kryesore qendrore e vendore. Ne drejtimin e PD-se pra dhe te qeverise pavaresisht prozes se perditshme deri te lodhshme po behet maksimumi per ta kamufluar ate me rreshta proze poetike madje edhe pa shenja pikesimi Diku me inaugurime te perseritura diku me premtime te fresketa gati-gati te paperballueshme diku tjeter me demagogji te papertypte apo eufori zhgenjyese. Nderkohe po aq e dukshme po shfaqet nje poezi e ngjashme ne drejtimin e PS-se vecse jo si shije e bukuri e vete kesaj poezie e ndjesise se saj por si skenim i ftohte si qellim e nevoje per status quo per te ruajtur me cdo kusht ate qe eshte arritur pra dhe per te folur e shkruar dhe vepruar perseri ne proze pas zgjedhjeve te majit 2011. Diku ne sherbim te ketij qellimi duke hapur barkun e madh te gjoja bashkimit diku duke premtuar objekte kulti diku tjeter per te bere dicka per tolerancen fetare etj. nderkohe qe kapacitetet per te konkretizuar keto premtime kane qene po aq potenciale e reale edhe mjaft kohe me pare...
Pjesemarrja dhe veprimtaria ne struktura e mekanizma te ndryshem nderkombetare apo bashkepunimi me organizime te tjera te ngjashme krahas mundesise se krahasimit vrojtimit e analizes se situatave konkrete ne mjedisin shqiptar me kane sherbyer e ndihmuar qe ti afrohem jo pak edhe parashikimit e leximit te realitetit e perspektives se tij. Po ashtu krahas perceptimit te krijuar ne saje te vezhgimit e vleresimit personal kam ndjekur paralelisht apo i jam bashkengjitur edhe vezhgimit e vleresimit kolektiv aq me teper qe ne kete te fundit pasqyrohet i peshuar shumimi mesatar i teresise se pozicioneve individuale relativisht neutrale. Pergjithesisht analiza e perftuar nga te dhena te shumefishta dhe leximi i perftuar prej tyre ne mjaft raste nuk ka pasur ndonje divergjence te dukshme nga ajo e ndeshur ne realitet. Bile shume me shpesh larg deshires lidhjeve te perditshme afeksionit konkret apo parapelqimit politik Ndoshta ata qe e kane ndeshur apo kane pasur te benin me kete lloj analize e parashikimi kane krijuar e kultivuar ndijimet e veta pozitive ose negative natyrisht edhe sipas emocionit apo interesit te tyre. Nuk kane munguar sy-mbylljet pse jo dhe mosbesimet edhe pse argumentimi duhet te nxiste ose detyronte te kunderten. P.sh. idene e bashkimit te forcave te konsideruara si te majta domosdoshmerine e saj jam perpjekur ta transmetoj shume kohe me perpara zgjedhjeve pikerisht ne parashikimet e zgjedhjeve te vitit 2005 apo 2009. Mbi te gjitha me deshiren pozitive per te nxitur realizmin dhe shmangur euforine per te mundesuar hapjen apo zgjerimin e spektrit te bashkepunimit fuqizimin e aleancave shperndarjen e fuqise jo akumulimin e saj percares...
Personalisht as nuk me pelqen as nuk i takoj takemit te Kasandres vajzes se mbretit te Trojes se ciles Apoloni i premtoi dhuntine e parashikimit pas plotesimit te deshirave te tij por ajo e mashtroi ate dhe ky i fundit u hakmor nepermjet kultivimit te mosbesimit te njerezve ndaj parashikimeve te saj perfshire rrezikun e kalit te drunjte dhe pushtimin e Trojes vdekjen e Agamemnonit dhe te asaj vete. Ne fakt ne shumicen e rasteve ne origjinen e cilesise se ketyre parashikimeve e leximeve nuk kane qene sondazhet qejfberes diku deri servile apo te paguar as anketimet telefonike ne adresa politikisht te ngjyrosura as kontaktet elektronike me internet ne grupime te zgjedhura por saktesia relative e mbeshtetur tek faktet kokeforte sjellja konkrete vete ftohtesia e analizes. Per me teper ballafaqimet e fakteve dhe te dhenave jo deshirat subjektive individuale apo kolektive e kane cliruar vete permbajtjen e parashikimit bazat logjike konkrete e realiste te tij larg emocioneve personale politike qe shpesh e veshin me tyl apo e sfumojne thelbin e te vertetes perfshire dhe ate elektorale...
Meqe jemi jo shume larg zgjedhjeve vendore keto dite jam pyetur miqesisht edhe per zgjedhje te tilla. Nisur nga situata e sotme politike ende mjaft e mbarsur eshte pak si heret per vleresime te plota megjithate ndijimi im nuk ka qene aq optimist apo gazmor per entourage-in perkates. Ne te vertete lexohen qe sot disa gjera qe vlejne te konsiderohen neser. Nepermjet tyre te krijohet pershtypja e njefare hezitimi pse jo dhe paniku ne krye te PS-se qofte ai i zbukuruar me zgjerim spektri jo partish por individesh qe me shume kane vetem veten. Paralelisht duket sikur vazhdon te tentohet qe te dobesohet roli dhe imazhi i partive te spektrit te majte dhe i drejtuesve te tyre pjesemarres ne aleancen e zgjedhjeve te pergjithshme te meparshme. Dhe nderkohe tentohet te pompohen disa individe te vecante pavaresisht vleres se tyre thjesht konjukturore. Po ashtu lexohet mungesa e fantazise politike deri dhe levizje politike ne rreth te shkurter perfshire dhe ecjen prapa pas premtimeve teper te bujshme te hapjes se kutive apo rrezimit te menjehershem te qeverise aktuale bile nje vit me pare. Ndoshta edhe duke bere deklarime apo premtime bombe si p.sh. pa studiuar pa kalkuluar ne detaje apo pa matur te gjitha forcat ne problemin e mocioneve...
Ndryshe nga kolege te tjere njohes te proceseve elektorale dhe dashamires e mbeshtetes po si une te domosdoshmerise se rotacionit politik me duket se pa krijuar nje situate politike krejt tjeter shume me te favorshme maksimumi qe mund te arrihet sidomos ne pjesen maxhoritare do te jete me pak se ajo qe u arrit ne zgjedhjet vendore te meparshme. Madje kjo mund te jete me e dukshme per bashkite kryesore ku PS-ja me aleatet e saj perfshi dhe LSI fituan shumicen e tyre 4 vjet me pare. Ndersa nga perplasjet majtas bile dhe brenda PS-se me kandidatet e pavarur PD-ja fitoi me shume ne zonat rurale. Nje problem ne vete eshte kryeqyteti ku garancite majtas jane pakesuar deri rrezikuar. Po ashtu ne zgjedhjet e ardhshme ne votimin maxhoritar nje shqetesim jo i vogel do te jete vete zgjedhja e kandidateve per njesite baze te pushtetit vendor bashkite e komunat. Shenjat e tij duken edhe ne oscilimet apo kercimet nga nje parti ne tjetren ne perputhje me premtimet partiako-elektorale. Gjithashtu si me pare mund te tentohet qe te gjenden kandidate premtues deri elokuente me te cilet qytetaret jo rralle kane mbetur ose mbeten teper te zhgenjyer pas zgjedhjes e kryerjes se detyres prej tyre. Pjese e ketij zhgenjimi eshte jo vetem korruptimi i stafit kryesor te kryetarit te bashkise apo komunes deges ekzekutive por aty-ketu dhe vete mungesa e integritetit apo pozicionimi enigmatik i vete ketyre kryetareve ne kryerjen e detyrave te tyre. Prandaj kerkohet nje njohje dhe kontakt paraprak me votuesit per kandidate qe nuk jane aktivizuar me pare ne detyra te tilla apo futja ne shoshe e atyre qe e kane kryer kete detyre me pare. Pare me kete sy nje problem kryesor mbetet perafrimi sa me i mire ne perzgjedhje i individeve qe do te kandidohen pra dhe nje proces qe duhet te kishte filluar jo si ai qe u zhvillua 4 vjet me pare Dhe me tej nje vlere te vecante madje te dores se pare merr konfrontimi i detyres i sjelljes se ndershme ndaj qytetarit reagimi i pergjegjshem ne zgjedhjen e halleve te tij perafrimi ndaj detyres publike ne menyre te drejte te barabarte dhe te paanshme sa te ftohte e intelektuale po aq dhe frymezuese e emocionale. Bile ne shumicen e rasteve shtetari qe nuk perjeton emocione ne raport me detyren e tij publike apo i ka ato emocione thjesht te shtira gati-gati te ngerdheshura e humbet shpejt kallajin vete karizmin e drejtuesit. Pikerisht nje alternim i tille vecorish parapelqehet dhe nga zgjedhesi. Jo te gjitha karakteristikat njelloj te njekohshme dhe aspak te pazakonshme por mbi te gjitha sa normale dhe te pranueshme. Nuk thuhet kot se edhe prodhimi me i mire nuk vlen kur nuk ka fare bleres Pra edhe ne politike kerkohet marketing pozitiv si dhe ne raste te tjera bile nga analiste te politikes theksohet se p.sh. Presidenti Klinton ka qene i vecante ne harxhimin e energjise per marketingun...
Vecse marketingu nxjerr dhe te palara P.sh. ne rastin e nje zgjedhjeje te gabuar te nje drejtuesi te dobet dalin ne skene shpejt mungesat serioze te orientimit te tij politik vonesat apo paqartesia ne vendimmarrje autoritarizmi arbitrariteti e arroganca nga njera ane dhe varesite e pakuptimta ne individe te interesuar apo te paekuilibruar nga ana tjeter. Po ashtu ndeshet tejzgjatje ne vendimmarrje deri ne hezitim e panik sorollatje e kthime prapa pse jo dhe paqartesi e paaftesi politiko-analizuese. Shqetesimi mund te behet akoma me i mprehte deri frustrues kur mangesi te tilla shfaqen diku me frike e ngerdheshje diku me arrogance e pompe diku me shmangie e perjashtim diku me moslejim e mbyllje debati etj. Kjo behet humbese deri tragjike kur qytetari votues fillon ta lexoje edhe ai po aq mire kete lloj politike dhe protagonistet e saj. Aq me teper kur ai fillon te reagoje me drejte per interesat e tij sidomos ato konsumatore jo patjeter konvergjente me partine ku aderon aq me pak per drejtues te saj qe si merak te vetin nuk kane kete qytetar por pushtetin e tyre qofte ai politik ose ekonomik Prandaj te hapen syte dhe te behet kujdes qe nga poezia e fushates te mos lejohet te kalohet lehte ne prozen e qeverisjes...