Serbët e veriut pro referendumit, kundër pushtetit të Beogradit

Ata po ashtu kanë kërkuar nga kryetari i Serbisë dhe kryeparlamentarja serbe të organizojnë zgjedhjet edhe në Kosovë në të gjitha nivelet, duke filluar nga zgjedhjet lokale deri te ato presidenciale.
“Mos mbajtja e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë, do të thotë vazhdim i mosrespektimit të Kushtetutës së Serbisë nga ana e zyrtarëve të Beogradit”, kanë tërhequr vërejtjen këta delegatë, duke shtuar se me një veprim të tillë pushteti serb do të heqë dorë përfundimisht nga Kosova si pjesë e territorit të Serbisë.
Ky Kuvend ka hedhur poshtë planin katër pikësh të Tadiqit për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke thënë se ky plan nuk dallon shumë nga plani i Ahtisaarit që prezanton Kosovën si shtet të pavarur.
“Kritikohen ashpër presionet të cilat pushteti aktual në Beograd është duke ushtruar ndaj serbëve të komunave veriore të Kosovës, për t’i disiplinuar ata në ndjekjen e politikës tradhtare të regjimit të Boris Tadiqit”, kanë thënë mes tjerash delegatët e këtij Kuvendi, duke përmendur si masa ndëshkuese largimin nga puna të shumë serbëve, restrikcionet e rrymës në veri, etj.
Lubomir Kragoviq, i ashtuquajturi kryetar i Këshillit për Kosovën, edhe pse mendon se kryetari Tadiq dhe Qeveria serbe nuk kanë bërë asgjë të mirë për serbët e Kosovës, megjithatë ata duan që ai të jetë kryetar i tyre, e jo Hashim Thaçi. /Kosovapress/