E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 3-vjeçari, e shkelën me këmbë tre sherrxhinj

Një fëmijë vetëm tre vjeç
ka mbetur i vrarë gjatë
një konflikti mes tre
vetave, kur është shkelur
me këmbë nga dy vëllezër, të
cilët po godisnin një person tjetër.
Ai ka qenë rastësisht në anë të
rrugës kur kanë plasur grushtet
dhe askush nuk e ka vënë re më,
duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka
ndodhur në Shkozë të Tiranës,
ndërkohë që policia ka arrestuar
dy agresorët, të cilët akuzohen për
vrasje nga pakujdesia dhe plagosje
të lehtë me dashje.
Sipas policisë, konflikti ka
ndodhur pasditen e së dielës, teksa
Bexhet dhe Sali Vogli, përkatësisht
33 dhe 24 vjeç, kanë qenë
duke shkuar në banesën e tyre në
Shkozë. Rreth orës 17.30 në Shkozë,
ata kanë kaluar pranë
banesës së Ilir Faslliut, 40 vjeç, i cili
është shprehur se ata i sillnin
shqetësime përherë. Kështu, në
momentin që ata po vinin përbri
banesës së Faslliut, ky i fundit u ka
dalë para dhe ka kërkuar shpjegime
se pse ata kalonin aty dhe
ecnin me shpejtësi. Por, kjo fjalë ka
rënduar dy vëllezërit, të cilët me
moskokëçarje i kanë kërkuar 40-
vjeçarit të zhdukej dhe t‘i linte të
qetë. Megjithatë, një gjë e tillë nuk
ka ndodhur. Përkundrazi, 40-
vjeçari ka filluar t‘u flasë me zë të
ashpër dhe u ka kërkuar që mos të
kalonin më andej, pavarësisht se i
njihte prej kohësh. E kështu, mes
dy palëve janë ndezur gjakrat dhe
dy vëllezërit kanë zbritur nga makina,
duke ofenduar dhe duke
kërcënuar Ilir Faslliun. Më pas,
debati ka denigruar më tej, kur
Bexhet dhe Sali Vogli kanë goditur
me grushte në fytyrë fqinjin e tyre.
Sipas dëshmitarëve okularë,
sherri ka zgjatur për pak minuta,
por më e rënda ka ndodhur pas
këtij sherri. Në anë të rrugës është
vënë re fëmija tre vjeç me iniciale
K. S., i cili ishte i shtrirë dhe nuk
jepte shenja jete. Menjëherë, të
pranishmit kanë marrë të miturin,
duke dashur t‘i japin ndihmën e
parë, por për të ka qenë shumë
vonë. Nga ana tjetër, dëshmitarët
kanë njoftuar shërbimet e policisë,
e pa vonuar në vendngjarje kanë
mbërritur uniformat blu të Komisariatit
Nr. 1. Policia ka parë që kishin
të bënin me një vrasje nga pakujdesia,
kështu që kanë njoftuar
edhe kolegët e seksionit kundër
krimeve ndaj jetës dhe shëndetit.
Burimet policore bënë të ditur se
një grup hetimor është ngritur në
vendngjarje dhe menjëherë është
bërë shoqërimi i tre të dyshuarve
për këtë ngjarje, të cilët ishin dy
vëllezërit Vogli dhe Ilir Faslliu. Ata
janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit
Nr. 1 dhe për disa orë
kanë dhënë shpjegimet e tyre në
lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ka
bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes
dhe ka mbledhur të gjithë provat
e mundshme, duke konstatuar se
fëmija ishte shkelur me këmbë
nga dy vëllezërit. Gjithashtu, një
gjë të tillë e kanë vërtetuar edhe
dëshmitarët e tjerë, të shoqëruar
në ambientet policore. Në këto
kushte, mesnatën e djeshme,
policia ka marrë masën e arrestit
në flagrancë për Bexhet dhe Sali
Voglin për vrasje nga pakujdesia,
ndërkohë që i ka akuzuar edhe për
plagosje të lehtë me dashje ndaj
Ilir Faslliut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›