VIDEO/ Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, policia u hedh gaz lotsjellës dhe plumba gome! Të rinjtë krijojnë bllokada me koshat e mbeturinave
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa situata vijon të shoqërohet me tensione dhe përplasje me forcat e Policisë.
Gjatë lëvizjes së tyre në kryeqytet, të rinjtë kanë krijuar bllokada me kosha mbeturinash, duke penguar qarkullimin në segmentin te zona e “9 katsheve”.
Ndërkohë, policia ka ndërhyrë sërish duke përdorur gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe moslejimin e protestuesve të qëndrojnë të grumbulluar.

Pas ndërhyrjes së efektivëve, turma është shpërndarë në disa drejtime, ndërsa një pjesë e protestuesve është zhvendosur drejt zonës së Pazarit të Ri.

