VIDEO/ Studentët largohen nga ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt Kryeministrisë! Bëjnë thirrje për dorëheqjen e Ramës
Studentët, pas protestës përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Të rinjtë janë mbledhur së bashku për të 15-tën ditë, ndërsa kërkojnë që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen e panegociueshme.
Më herët, ata dogjën kazanë mbeturinash në rrugën e Durrësit. Protesta e sotme, sikurse dje, ka qenë deri më tani e qetë dhe pa tensione.
Të rinjtë janë ngritur në revoltë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët.

