E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIP-at, 12 muaj nën “terrorin” e thashethemeve



Dashuri, tradhti, çifte që rigjejnë njëri-tjetrin: viti 2008 ka qenë një vit emocionesh të forta. Dëshiron të rikujtosh se çfarë ka ndodhur gjatë muajve të kaluar? Ja çka ndodhur javë pas jave, gjithçka që ke humbur!

E martë, 1 janar
Top-modelet e Victoria’s Secret zhvishen nudo. Adriana Lima, Karolina Kurkova, Alesandra Ambrosio, Izabel Goulart, Miranda Kerr dhe Selita Ebanks u bënë protagonistet e revistës franceze “French Photo magazine”. Prezantojnë të brendshmet seksi, por këtë radhë ato i hoqën të gjitha, për t’i surprizuar të gjithë.
E enjte, 3 janar
Lindsi Lohan takon Edoardo Kostën në Kapri. Aktorja e Hollivudit shkoi në ishull për të marrë një çmim, por pas ceremonisë u fotografua teksa ishte shumë afër bukuroshit italian.
E martë, 22 janar
Mediat publikojnë një video ku këngëtarja britanike Emi Uainhaus drogohet në shtëpinë e saj. Një kamera e fshehtë mundësoi që të gjithë të kishin mundësi ta shikonin me sytë e tyre këngëtaren e madhe teksa merrte drogë.
E premte, 25 janar
Bëhet publike shtatzënia e aktores Anxhelina Zholi. Mësohet se ajo priste dy binjakë. Mediat flisnin për fizikun e aktores që po ndryshonte, urinë e tepërt si dhe disa çrregullime normale.
E mërkurë, 6 shkurt
Xhenifer Ansiton zhvishet nudo. Të paktën kështu mendohet nisur nga një video e hedhur në rrjet, ku shfaqet një vajzë nudo në plazh, që ngjason si Aniston. Ato bien në sy në këtë video “hot” janë flokët e mrekullueshëm.
E enjte, 21 shkurt
Nikolë Kidman shfaqet në prezantimin e filmit më të fundit në Tokio 5-muajshe shtatzënë. Ajo kishte veshur një fustan të zi dhe ky ishte fëmija i parë i çiftit Urban-Kidman. Aktorja ka edhe dy fëmijë të adoptuar; Bela 13 vjeçe dhe Konor 15.
E enjte, 28 shkurt
Rihana dhe Kris Braun përjetojnë disa çaste relaksi në pishinë, duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin. Ende nuk dihej nëse të dy ishin të dashuruar, pasi këngëtarët prej kohësh ishin miq. Fotot në pishinë u bënë sinjali për fillimin e një historie dashurie.
E martë, 25 mars
Supermodelja gjermane, Heidi Klum, pozon siç e ka bërë nëna, me trupin e ngjyrosur e të vizatuar. Pasi u zgjodh modelja më “e nxehtë” në botë, Klum u duroi fansave të saj disa foto vërtet interesante. Në këto foto ajo duket sikur ka veshur një bluzë të shkurtër, të bardhë.
E premte, 4 prill
Supermodelja britanike Naomi Kempbëll lihet e lirë pasi u arrestua nga policia, sepse goditi një polic në aeroport për shkak të disa problemeve me bagazhet. Pas kësaj ngjarjeje ajo u pyet në stacionin e policisë dhe u detyrua të largohej që aty vetëm pas mesnatës.
E enjte, 10 prill
Pamela Anderson zhvishet për “babanë” e saj, Hug Hefner. Ishte pikërisht Hefner që e bëri të famshme kudo, falë revistës së tij për meshkuj “Playboy”. Festa për 82-vjetorin e tij solli një festë madhështore dhe Anderson e mbajti premtimin që i kishte dhënë duke u zhveshur në festë.
E martë, 29 prill
Skandal i ri për futbollistin Ronaldo. Ylli i futbollit brazilian, pasi mori 3 prostituta, kuptoi se ishin transvestitë. Njëri prej tyre i kërkoi 20 mijë euro që të ruante sekretin. Ronaldo u revoltua dhe u ofroi nga 400 euro secilit duke mos e vazhduar mbrëmjen, por njëri nga ata nuk ishte dakord. Në këtë rast futbollisti lajmëroi policinë, e cila i mori të gjithë në pyetje.
E mërkurë, 14 maj
Klaudia Shifer zbulon anën e saj të nxehtë dhe pozon vetëm me një maskë për revistën “Vogue Germania”. Fotot u bënë nga fotografi i njohur Mario Testino, i cili më parë u kishte bërë foto edhe aktores Demi Mur, modeles Keit Mos dhe princeshës Diana. Objektivi i shkrepjes? Natyrisht seksi.
E hënë, 23 qershor
Pushime të nxehta italiane për këngëtarin Rod Stjuart. Nën diellin e nxehtë ai provon çmendurinë me bashkëshorten Peni Lançester. Në jaht ajo zhvishet dhe fton bashkëshortin të eksperimentojë me trupin e saj. Një veprim vërtet i çmendur ky i 63-vjeçarit me modelen 36-vjeçare.
E hënë, 1 korrik
Një flirt i ri për aktoren italiane Manuela Arkuri. Ajo është fotografuar teksa përqafohej me avokatin simpatik të quajtur Ezio Kostantino. Të dy janë parë në pishinë me rroba banjë dhe me fytyra të lumtura, në shoqërinë e njëri-tjetrit.
E hënë, 21 korrik
Fabio Kanavaro fotografohet duke bërë terapi në det. Nuk bëhet fjalë për terapi të zakonshme, por për përkëdhelje e ledhatime me bashkëshorten e tij Daniela, e cila nuk e humbet nga sytë për asnjë çast. Me sa duket ai po përgatitej për rikthimin në fushë më 20 gusht.
E martë, 13 gusht
Pantera e zezë i kalon pushimet në Sardenjë bashkë me të dashurin milioner, Vladislas Doronin. Të gjithë janë habitur me kapriçot e saj. Donte t’i shërbenin vetëm kamerierë meshkuj, dhe me një kusht: ata duhet të ishin shumë seksi.
E hënë, 14 tetor
Dy binjake për babanë e revistës “Playboy”. Nuk u fol për modele, por për dy të dashura. Bosi i revistës më të njohur për meshkuj u nda nga e dashura Holli Madison për t’u ngushëlluar nga binjaket Karisa dhe Kristina Shanon. 82-vjeçari, me sa duket është ende në formë për të përballuar bukuroshet.
E shtunë, 2 nëntor
Futbollisti italian, Antonio Kasano, rrëfen se ka shkuar me 600 femra. Është vetëm 26 vjeç dhe ky është bilanci i tij sentimental. Në këtë mënyrë kuptojmë se ai nuk është kampion vetëm në fushën e futbollit, për edhe poshtë çarçafëve.
E mërkurë, 10 dhjetor
Ish-bashkëshortja e këngëtarit Eros Ramazoti fotografohet duke u puthur me ish-të fejuarin e këngëtares Laura Pausini. Ata bënë një shëtitje në Milano dhe më pas shumë përkëdhelje, shikime dhe puthje. Huzinger mësohet se ka marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin, pasi ai është edhe babai i vajzës së saj.

27 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›