Xhenifer Lopez spiunon bashkëshortin
Një asistente është ngarkuar të bëjë detektiven. Xhenifer Lopez ka zbuluar një truk për të marrë vesh gjithçka rreth të shoqit, Mark Antoni. Ndërsa ai ishte në turne, ajo u kujdes që të mësonte gjithçka që kishte të bënte me të, pasi nuk do që ai ta mashtrojë apo ta tradhtojë. Por jo vetëm kaq; mësohet se ajo ka ndërhyrë kudo: në mënyrën si ai flet, si shfaqet në publik, këngët më parë zgjidhen nga ajo dhe më pas këndohen nga Antoni, por edhe gjithë gardëroba është zgjedhur me kujdes nga Lopez. Të gjitha këto të dhëna të bëjnë të dyshosh se mund të ketë një krizë mes të dyve. Mark vetëm një javë më parë është parë në Nju Jork dhe më pas në Los Anxhelos, teksa flirtonte me disa bukuroshe në bare nate. Megjithatë, Lopez dhe Antoni vazhdojnë të përgënjeshtrojnë gjithçka. Mbase një ditë këngëtarja e famshme do t’u japë fund sekreteve për të treguar se ç’e shtyn të ndjekë shokun e jetës.
Ronaldo bëhet baba për herë të dytë
Sulmuesi brazilian Ronaldo bëhet baba për herë të dytë; bashkëshortja e tij, Maria Beatriz Antoni, ka sjellë në jetë në Rio de Zhaneiro vogëlushen Maria Sofia, e cila peshonte 3 kilogramë dhe ishte e gjatë 49,5 centimetra. Mësohet se fenomeni i futbollit ishte i pranishëm gjatë lindjes dhe iu ngarkua një detyrë mjaft e rëndësishme; të priste kordonin e lindjes. Ronaldo ka edhe një djalë 8-vjeçar, i cili quhet Ronald. Gëzimi i pafund për futbollistin brazilian, që bëhet baba pak orë pas festimit të Krishtlindjeve. Ronaldo vitin e ardhshëm do të luajë për skuadrën braziliane të Korinthians, është babai i vogëlushit Ronald, 8 vjeç, i cili është fryt i martesës me modelen Milen Domingues.
Uest ofron tё dizajnojë veshjen pёr Obamёn
Ylli i muzikës hip-hop, Kejn Uest, ka ofruar tё dizajnojë veshjen pёr presidentin e ri tё Amerikёs, Barak Obama. Krijuesi i hitit “Stronger”, sё fundi ka zbuluar planet se nuk do të merret më me muzikë për t’u përqendruar në ëndrrën më të madhe: fusha e modës dhe një linjë e re veshjesh, e skicuar dhe ideuar nga ai vetë.
Për më tepër, këngëtari është i bindur se aftësitë e tij për të stiluar janë aq të mira, sa ai me lehtësi do të bënte një veshje perfekte për presidentin e sapozgjedhur, Barak Obama. “Mund tё dizajnoj diçka pёr Obamёn. Por nuk e di nёse jam i gatshёm ta realizoj dhe ta qep. Moda ёshtё dashuria ime. Ështё diçka tё cilёn do tё doja ta bёja pёr pjesën tjetër tё jetёs time”, - ka thёnё kёngёtari.
Aniston: “Fotoja seksi në ‘GQ’, me fotoshop”
Nuk i ka marrë parasysh komplimentet dhe ka thënë të vërtetën në lidhje me nudon e realizuar për revistën “GQ”. Aktorja e famshme Xhenifer Lopez ka deklaruar se për rezultatin përfundimtar të fotos së kopertinës është dashur edhe përpunimi përfundimtar me fotoshop. Aniston e zbuloi sekretin në një intervistë për “The View”. Në numrin e dhjetorit të revistës, ish-aktorja e serialit “Friends” kishte pozuar vetëm me një kravatë. Kur u pyet nga intervistuesja se si ishte e mundur që fotoja ishte aq perfekte, Aniston u përgjigj: “Është përpunuar me fotoshop”.
Disa muaj më parë e njëjta taktikë u përdor edhe për fotot e aktores Xhesika Alba, e cila pozoi për kalendarin e pijes “Campari”.
Mariah Keri, pushime “të bardha” në Aspen
Pushime në borë për Mariah Kerin: këngëtarja fluturoi për në Aspen me bashkëshortin Nik Kanon, për të kaluar Krishtlindje të bardha. Edhe pse ishte një ndër shumë vizitorët në Kolorado, ylli i muzikës pop nuk hoqi dorë nga moda. Mediat e ndryshme bënë të ditur se 38-vjeçarja Keri kishte veshur çizme të kuqe për ski nga “Dior” dhe një xhup të kuq. Edhe bashkëshorti i saj mbante të veshur një xhup të kuq si ajo. Keri, e cila prej disa vjetësh i kalon Krishtlindjet në Aspen, mësohet të ketë thënë: “Nuk mund të qëndroj në apartamentin tim në Nju Jork për Krishtlindje: gjithçka e ruaj për në Aspen. Shtëpia atje është e zbukuruar me drita dhe kambana të vogla. Ajo shtëpi është si kek me xhenxhefil”.
Pushimet në Aspen i ka kaluar edhe Medlin Ollbrait, si dhe bashkëshortja e aktorit Antonio Banderas, Melani Grifit, me vajzën e saj Dakota Xhonson.
27 Dhjetor 2008