E Martë, 3 Nëntor 2026

VJENË – IAEA: Irani ka rritur më tej prodhimin e uraniumit për armët

VJENË, 31 maj /ATSH-DPA/- Irani ka rritur më tej prodhimin e uraniumit për armët – mes bisedimeve bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

“Teherani tani ka pothuajse 409 kilogramë uranium me një pastërti prej 60% – një rritje prej rreth 49% – krahasuar me vlerësimin tremujor të IAEA-së në shkurt”, tha organi mbikëqyrës me qendër në Vjenë në një raport drejtuar shteteve anëtare.

Sipas burimeve diplomatike, rreth 42 kilogramë do të ishin të mjaftueshëm për një armë bërthamore nëse ky uranium do të pasurohej në 90%.

Në një raport të dytë mbi mungesën e bashkëpunimit të Teheranit me organizatën e tij, shefi i IAEA-së, Rafael Grossi tha se Irani kishte fshehur më parë aktivitetet dhe materialet bërthamore në tre objekte.

“Hetimet jane penguar. Përveç kësaj, gjurmët e mosrespektimit duket se janë mbuluar”, Grossi.

Pasi bordi i guvernatorëve të IAEA-së autorizoi Grossi për të hartuar një raport të ri dhe më gjithëpërfshirës në nëntor 2024, ai i përmblodhi gjetjet më qartë se zakonisht.

Raporti i ri mund ta nxisë bordin që në të ardhmen t’ia referojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së shkeljet e marrëveshjeve të inspektimit nga Irani.

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania janë ndër vendet që kanë ngritur sanksione të mundshme të ripërtërira në Kombet e Bashkuara në këtë kontekst. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›