VJENË – Ministrja e Mbrojtjes: Dënojmë sulmin ndaj ushtarëve austriakë të UNIFIL në Liban

VJENË, 29 tetor /ATSH-DPA/- Tetë ushtarë austriakë që shërbejnë me misionin vëzhgues të OKB-së në Libanin jugor janë plagosur nga sulmet me raketa, tha sot Ministria austriake e Mbrojtjes.
Ministria tha se sulmi kishte ndodhur në bazën kryesore të misionit UNIFIL në Naqoura.
Gjithashtu, ministria tha se nuk ishte ende e qartë se kush e kishte nisur sulmin.
Një deklaratë e veçantë e UNIFIL tha se përgjegjës për sulmin mund të kishte qenë Hezbollahu ose një grup tjetër militant.
“Ne e dënojmë këtë sulm në termat më të ashpër të mundshëm dhe kërkojmë sqarim të menjëhershëm”, tha ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner.
Kampi UNIFIL në Naqoura ndodhet rreth 110 kilometra në jug të kryeqytetit libanez Bejrut, afër kufirit me Izraelin./ /a.i/