VLORE/ Burg perjete vrasesit te trefishte
VLORE - Pas me shume se nje vit seancash te shtyra here pas here Gjykata e Apelit vendosi dje denimin me burg te perjetshem per tre vrasje te Luan Fushes nga Divjaka. Ai akuzohet per vrasjen e Edmond dhe Dhimiter Bashurit si dhe kusheririt te tyre Armand Kokoneshi me 14 gusht 1998. Fusha njihet si kreu i Bandes se Divjakes gjate trazirave te vitit 1997 dhe hetohet per ngjarje te mundshme te kryera ne Itali. Gjykata e Lushnjes e pati denuar Fushen me 22 vjet burg por ankimimi i familjareve te viktimave e coi ceshtjen ne Apelin e Vlores. Pas mbi 17 seancash gjyqesore per shkak te zvarritjeve te shumta me ne fund gjyqi perfundoi duke i dhene denimin maksimal Fushes. Dyshohet se krimi i trefishte ndodhi pasi Fusha tentoi te qellonte babane e viktimave deshmitar ne nje ngjarje te rende.