E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder shiu e shkarkimet shtojne siperfaqen nen uje

/ /

Situate e renduar ishte mbreme dhe ne Torovice te Lezhes ku niveli i ujit u rrit me 1.5 meter duke angazhuar forca te shumta per ruajtjen e argjinatures.
Ne Shkoder ndonese reshjet e dites se fundit kane qene te lehta ato kane ndikuar qe te zgjerohet siperfaqja e tokes nen uje e cila fale dy diteve te kaluara pa shi ishte tkurrur ne 13.150 ha toke nen uje. Shifrat e fundit te Shtabit te Emergjencave flasin per me shume se 14 mije ha toke te permbytura. Sipas perfaqesuesve te Shtabit te Emergjencave Civile te Prefektures se Shkodres mesohet se kjo rritje e nivelit te ujit ka ardhur ngaqe ne oret e mbremjes se dites se merkure hidrocentralet kane qene te detyruar te rrisin nivelin e shkarkimeve pasi kushtet klimaterike kane pesuar ndryshime te menjehershme. Rritja e temperaturave me rreth 5-6 grade ka bere qe ne kaskaden e lumit Drin te rriten prurjet anesore. Prej me shume se nje jave zona e Shkodres vazhdon te mbetet ne nje situate kritike per shkak te permbytjeve. Shpresa se situata po permiresohej u zbeh mbremjen e se merkures kur nisen reshjet e shiut te nderprera per gati 2 dite. Rritja e nivelit te shkarkimeve te hidrocentraleve eshte shoqeruar edhe me rritjen e nivelit te ujit ne lagjet Bahcallek dhe Ajasem te Bashkise Shkoder si dhe ne fshatin Kuc te Gurit te Zi. Ne keto dy zona niveli i ujit per shkak te pushimit te reshjeve te shiut kishte rene dhe uji ishte terhequr nga banesat por sot informohet per nje tjeter situate. Situata mbetet konstante me ate te nje dite me pare. Nuk ka shenja permiresimi apo perkeqesimi. Niveli i ujit ne zonat e permbytura ka rene me 50 cm. Ne lagjet e qytetit te prekura nga permbytjet kjo renie e nivelit te ujit eshte e prekshme. Ndersa ne komunat e Nenshkodres Dajc Ana e Malit Velipoje ku niveli i ujit arrin mbi 3 metra renia eshte e paperfillshme pohojne burime nga ky shtab. Qe situata vazhdon te mbetet kritike e tregon qarte dhe niveli i ujit ne lumin Buna dhe ne lumin Drin. Shtabi i Emergjencave raporton per 1.5 metra mbi piken kritike te nivelit te ujit ne keta dy lumenj.
Ne lagjen Xhabije ne hyrje te qytetit ne Perash Tophane levizja behet me varke. Te dhenat e fundit te Shtabit te Emergjencave flasin per me shume se 14 mije ha toke dhe 2880 banesa te permbytura. Mesohet se 4610 shtepi jane nen uje dhe 14. 210 persona te evakuuar nga qyteti i Shkodres si dhe fshatrat e komunave te permbytura nga uji. Kjo gjendje po vazhdon ne qarkun e Shkodres prej me teper se 1 jave duke e renduar jetesen e banoreve te mbetur neper shtepi akoma me shume. Nisur dhe nga te dhenat e Shtabit te Emergjencave numri i banoreve qe largohen nga shtepite rritet cdo dite pasi nisur dhe nga parashikimi i motit kjo situate duket se do te zgjase. Lidhje direkte me Shkodrenvihet ne pune telemjekesia

Lidhje direkte e spitalit Nene Tereza me spitalin Shkodres. Ne kete menyre eshte vene ne pune telemjekesia teknologjia qe do te mundesoje komunikimin online me spitalet me ne ze ne Europe. Komunikimi u be dje mes drejtuesve te QSUT-se mjekeve dhe ministrit te Shendetesise i cili ndodhej ne qytetin e Shkodres. Ministri i Shendetesise e ka cilesuar lidhjen e mjekeve mes telemjkesise si nje nga sukseset me te medha ne fushen e sherbimit shendetesor gjate ketyre viteve. Ndihma qe koleget do te marrin permes njeri-tjetrit per trajtimin e rasteve te renda eshte pikerisht per percaktimin dhe diagnostifikimin e semundjeve te ndryshme te vendit. Ky sherbim tashme eshte ne 6 qytete te vendit dhe do te mundesoje komunikim si brenda ashtu edhe jashte Shqiperise tha Vasili. Sipas tij ky sherbim do te sjelle heqjen e transportit te panevojshem te pacienteve drejt Tiranes. Situata dje

Fierza
Prurjet 530 m3/s
Niveli i liqenit 289.76 metra
Niveli maksimal 296 metra
Derdhjet porta 1062 m3/s

Komani
Prurjet 1375 m3/s
Niveli i liqenit 170.74 metra
Niveli maksimal 175 metra
Derdhje porta 1385 m3/s

Vau i Dejes
Prurjet 1433 m3/s
Niveli i liqenit 74.20 metra
Niveli maksimal 76 metra
Derdhjet porta 900 m3/s

SHKODER/RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›